Home PRIZRENI ME RAJON Sot, zhvillohet derbi në pingpong mes KPP “Priping” dhe KPP “Lidhja e Prizrenit”

Sot, zhvillohet derbi në pingpong mes KPP “Priping” dhe KPP “Lidhja e Prizrenit”

0
Sot, zhvillohet derbi në pingpong mes KPP “Priping” dhe KPP “Lidhja e Prizrenit”

Sot, ditë e diel në Pallatin e Rinisë dhe sportit në Prishtinë, nga ora 12:00, do të zhvillohet java e tretë e Superligës së Kosovës ne pingpong, ku në xhiron 6 do të zhvillohet ndeshja derbi kundër ekipit nga Prishtina KPP “Priping” dhe kampionit aktual KPP “Lidhja e Prizreni”.

Fituesi i kësaj ndeshje pritet të siguroj titullin e kampionit për sezonin prnaverorë andaj pritet të jetë një ndeshje tejet dinamike.

Trajneri i KPP Priping Kastriot Orana për këtë ndeshje u shpreh se janë përgatitur që nga fillimi i muajt mars dhe më përfrocimet e reja në klub synojnë të mposhtin klubin nga Prizreni.

“Kjo pa dyshim është ndeshja më e fështir për neve, meqe po përballemi me kampionin e shumëfisht të Superligës, mirëpo me transferet qe kemi bo këtë vit në klub synojmë të fitojmë këtë ndeshje. Jemi përgatit nga fillimi i muajit mars për këte ndeshje dhe lojtarët janë shumë të motivuar për fitore” u shpreh trajneri Orana.

Ndeshja do të filloje në ora 12:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit dhe e njejta do të transmetohet direkt në Ekonomia Online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here