Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, e ka dënuar sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social, Tëitter kjo ministri tha se këto sulme rrezikojnë që të krijojnë tensione.
- Reklama -
“Shqipëria dënon sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës. Këto sulme kriminale rrezikojnë të krijojnë tensione në Kosovë dhe gjithë rajonin në një moment shumë delikat për sigurinë e rajonit dhe Evropës në tërësi”, thuhet në postim.
Tutje, kjo ministri bëri thirrje që këto sulme të hetohen urgjentisht dhe autorët të vihen para drejtësisë.
- Reklama -
