- Reklama -

Opozita kritikon qeverinë për Fondin e Sigurisë, kërkon transparencë

Me qëllim të rritjes së buxhetit për ushtrinë, Qeveria e Kosovës në fillim-mars hapi Fondin e Sigurisë, ku qytetarët nga vendi dhe diaspora mund të kontribuojnë edhe më tutje. Shumën e mjeteve të grumbulluara Qeveria ka vendosur ta mbajë sekret. Nga ekspertët e sigurisë dhe opozita, kjo po konsiderohet si hap jo i drejtë dhe shton dyshimet për mundësinë e keqpërdorimit të mjeteve të fondit.

Pak ditë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, Qeveria e Kosovës vendosi të hapë Fondin e Sigurisë, ku mërgimtarë e qytetarë nga vendi mund të kontribuojnë edhe më tutje. Në nenin 2, të aktit themelues të fondit, thuhet se “mjetet do të përdoren për fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm, bazuar në vlerësimin e Qeverisë”.

- Reklama -

Që nga hapja e tij, përveç disa publikimeve individuale të donacioneve, zyrtarisht nuk ka të dhëna publike se sa para janë grumbulluara deri tani. Detajet për mjetet e grumbulluara janë konfidenciale, ka thënë në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën zëdhënësja e qeverisë, Rozafa Kelmendi.

“Duke u mbështetur në vlerësimet profesionale që marrin parasysh sigurinë kombëtare dhe në pajtim me Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, të dhënat dhe detajet e tjera për shumën e mjeteve të grumbulluara në Fondin e Sigurisë janë të klasifikuara si konfidenciale. Ne i sigurojmë qytetarët se mjetet do të menaxhohen me përgjegjshmëri të lartë dhe do të shpenzohen vetëm për qëllimin për të cilin është krijuar Fondi”, ka thënë Kelmendi, teksa ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për të kontribuar në këtë fond.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se klasifikimi i të dhënave të fondit si sekrete, nuk është veprim i duhur.

“Ky fond është i klasifikuar si top-sekret nga Qeveria. Mendoj se ky nuk është veprim i duhur, sepse mbi të gjitha është një fond publik. Kjo është shumë shqetësuese për sa i përket aspektit të mundshëm të keqpërdorimit të këtij fondi, sepse siç dihet, nuk është i precizuar kryesisht për sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, por është edhe aspekti i emergjencave civile. E kjo lë hapësirë që ky fond të mundë të përdoret edhe për ndonjë poen politik”, tha ai.

Tutje, Shala thotë se më e rrugës do të ishte themelimi i fondit me ligj nga Kuvendi. Njëjtë mendon edhe deputeti i PDK-së, anëtar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha, i cili dyshon nëse të gjitha mjetet do të përdoren për ushtrinë.

“Është tejet e panevojshme të fshihen parat që qytetarët i japin për ushtrinë e vet. Sepse, shikoni, vendimi është manipulues, më së paku këto para kanë për të shkuar për ushtrinë. Lexojeni vendimin me kujdes! Thuhet se mjetet mund të destinohen edhe në fusha të tjera ku qeveria e vlerëson të nevojshme t’i fusë. Karremi ka qenë mashtrues, se po jepen për FSK-në. Pra, është çështje e kamuflimit, e joshjes, sepse ku ka shqiptar që nuk jep për ushtrinë e vet”, tha ai.

Fondi për Sigurinë është hapur më 1 mars dhe sipas qeverisë, mjetet e grumbulluara do të alokohen si buxhet shtesë për Ministrinë e Mbrojtjes.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort