Home LAJME Edi Rama: Shqipëri-Kosovë, së shpejti fillon zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar

Edi Rama: Shqipëri-Kosovë, së shpejti fillon zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar

0
Edi Rama: Shqipëri-Kosovë, së shpejti fillon zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar shumë shpejt finalizohet zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë, kërkesë e kahershme e cila tanimë po bëhet realitet.

Rama ka komentuar edhe pikën e re e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që u hap në Shishtavec – Krushevë, pas marrëveshjes së nënshkruar nëntorin e shkuar mes dy qeverive, hyri në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

“Shishtavec – Krushevë, pika e re e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që u hap pas marrëveshjes së nënshkruar nëntorin e shkuar mes dy qeverive, hyri në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’-un e tij.

“Shumë shpejt finalizohet edhe zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar, kërkesë e kahershme e cila tanimë po bëhet realitet”, ka thënë më tej Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here