Home LAJME Vetura e policisë në Jarinje sulmohet me mjete shpërthyese, dyshohet të jenë mjete piroteknike

Vetura e policisë në Jarinje sulmohet me mjete shpërthyese, dyshohet të jenë mjete piroteknike

0
Vetura e policisë në Jarinje sulmohet me mjete shpërthyese, dyshohet të jenë mjete piroteknike

Policia e Kosovës në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike).

Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë.
Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike).

Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.

Nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale. Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here