- Reklama -

​Escobar: Shqipëria të lërë pas të shkuarën, me PD-në kemi marrëdhënie të mirë

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, një prej njohësve më të mirë të çështjeve të Ballkanit në Departamentin amerikan të Shtetit, këmbëngul se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE.

Në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, zyrtari i lartë e cilëson anëtarësimin e rajonit në BE si domosdoshmëri për të sjellë siguri dhe stabilitet për të gjithë Evropën.

- Reklama -

Kriza e Ukrainës na kujtoi dhe një herë përse SHBA dhe BE kanë nevojë për njëra-tjetrën, tha ai.

Po në të njëjtën intervistë, Escobar komentoi gjithashtu edhe zhvillimet në Partinë Demokratike në vendin tonë. Ai u shpreh qartë se Shqipëria duhet të lërë pas të shkuarën.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Partinë Demokratike. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që i ndodhi PD në këtë moment,” tha ai.

Escobar pozicionohet kundër Berishës të cilin e akuzon se po ndjek “një retorikë jashtëzakonisht përçarëse dhe antiamerikane”, e cila “zëvendëson në mënyrë të pabesueshme atë aspekt që shqiptarët lanë pas në të kaluarën, korrupsionin dhe përçarjen”.

“Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të lënë pas të kaluarën dhe të shikojnë tek e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë,” tha Escobar.

Ai shprehu më tej shqetësimet mbi ndikimin që mund të kenë në rajonin e Ballkanit vendet e treta duke pasur këtu parasysh Rusinë dhe Kinën, ndërsa nuk përfshiu këtu Turqinë, për të cilën kujtoi se është anëtare e NATO-s dhe ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë./tch

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort