Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur jo serioze mungesën e deputetëve në vazhdimin e seancës plenare gjatë të enjtes.
Ai iu dha afat partive ta bëjnë kuorumin prej mbi 80 deputetëve në sallë për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ndryshe do ta ndërpresë seancën plenare.
- Reklama -
“Po ju jap afat grupeve parlamentare nëse nuk i sjellin edhe 10 deputetë unë e ndërpres seancën, pasi kjo është jo serioze dhe e vazhdojmë të martën seancën. Prej tash vetëm 10 minuta i keni afat kjo është vërtet jo serioze”, tha ai.
- Reklama -
