Vazhdon të jetë i pranishëm fenomeni i vjedhjeve së kapakëve të pusetave nga qytetarë të pandërgjegjshëm në Prizren. Ky akt i shëmtuar po rrezikonë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve dhe të të moshuarve në këtë pjesë të kësaj rruge. Veprimet e tilla janë të patolerueshme thuhet nga banorët e kësaj pjese dhe kërkohet inspektim në terren nga institucionet përgjegjëse si dhe të bëhet rregullimin e tyre.
Në redaksi të Televizionit të Prizrenit janë dërguar disa foto ku përgjatë rrugës tek “Tranziti i Ri” shihet mungesa e kapakëve.
