- Reklama -

Rama lë të hapur mundësinë e legalizimit të kanabisit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dy ditë pasi deklaroi se do të legalizojë kultivimin e kanabisit për qëllim mjekësor, ka paralajmëruar për ta çuar nismën më tej.

Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve të shtunën, kreu i qeverisë tha se vitin e ardhshëm do të merret mendim nga qytetarët për legalizimin e kanabisit për përdorim rekreativ.

- Reklama -

“Vitin tjetër do i pyesim (qytetarët) nëse doni për përdorim vetjak (legalizimin e kanabisit)”, tha Rama duke shtuar se këtë e ka bërë ‘1/3 e vendeve të botës’.

Gjatë fjalës, kryeministri u shpreh se me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore do të krijohen vende të reja pune.

Në pyetësorin e Këshillit Kombëtar, një nga 12 pyetjet ishte nëse duhet lejuar kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore.

Rezultati tregoi se 61% e shqiptarëve të pyetur janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor.

Në bazë të të dhënave të sondazhit të organizuar në datat 19 janar-31 mars, rreth 309 mijë nga mbi 500 mijë shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht.

Ndryshe nga sondazhet profesionale, pyetësori i qeverisë shoqërohej me një shpjegim duke orientuar qytetarët drejt një alternative të caktuar.

Pyetja shoqërohej me shpjegimin se kanabisi mjekësor ka efekte kurative dhe se shfrytëzimi i kontrolluar ka sjellë ndikim pozitiv jo vetëm në shëndetësi por edhe në ekonomi. /euronews.al/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort