Home LAJME Mbi 4.4 milionë ukrainas ikën nga lufta

Mbi 4.4 milionë ukrainas ikën nga lufta

0
Mbi 4.4 milionë ukrainas ikën nga lufta

Të dhënat e publikuara të shtunën nga agjencia për refugjatët e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, kanë treguar se 4,441,663 refugjatë ukrainas janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, raportoi TheGuardian.

Kjo shifër është më e lartë se të premten për 59,347. Rreth 90% e atyre që janë larguar nga Ukraina janë gra dhe fëmijë.

Rreth 210,000 persona që nuk janë ukrainas janë larguar nga vendi, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim e KB-së.

Rreth 7.1 milionë persona janë zhvendosur brenda Ukrainës, sipas të dhënave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here