Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar se çka është biseduar në takimin që kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla e patën me homologun grek të kësaj të fundit.
“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti kishim një takim të shkëlqyeshëm me ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit. Biseduam për bashkëpunimin ekonomik dhe nevojën për një bashkëpunim të zgjeruar në mes Kosovës dhe Greqisë në shumë fusha”, thuhet në cicërimën e ministrisë që drejtohet nga Donika Gërvalla.