Edhe një herë, Bashkimi Evropian i ka dërguar vërejtje serioze Serbisë, por edhe shteteve të tjera të rajonit të cilat nuk kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, duke thënë se vendimet e ardhshme në procesin e zgjerimit do të kushtëzohen me sjelljen e këtyre shteteve ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe deklaratave të përgjithshme ndaj luftës në Ukrainë.
Serbia është i vetmi shtet i rajonit i cili nuk është përshtatur me qëndrimet e BE-së nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.