Dje në fjalën e tij në Forumin Ekonomik në Greqi Kryeministri Kurti kërkoi që shteti helen ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Sot kryediplomati grek Nikos Dendias, ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësen e tij Donika Gërvalla në Delphi të Greqisë.
Ministria e Jashtme greke ka shpërndarë disa fotografi nga takimi ku thuhet se është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe procesin e dialogut me Serbinë.
“Takimi në margjina e Forumit Ekonomik Delphi mes Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe Ministres së Jashmte Donika Gërvalla. Diskutime në bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimet në dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftimin e MPJ-së greke.