Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, veprimtari i çështjes kombëtare dhe njëri nga aktivistët më të moshuar të LVV, Xhezair Sope nga Zhuri. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik në rrjete sociale familjarë dhe miq të tij dhe Qendra e LVV në Prizren.
Postimi i plotë nga LVV – Prizren:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen mikut dhe bashkë aktivistit tonë Xhazair Sope. Puna, përkushtimi dhe angazhimi i tij do të jenë të paharruara. Lëvizja VETËVENDOJE! në Prizren shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sope, dhe të gjithë miqve të bacës Xhezair.