Home LAJME 11 të arrestuar për kontrabandë me mallra në Shtërpcë e Mitrovicë të Veriut

11 të arrestuar për kontrabandë me mallra në Shtërpcë e Mitrovicë të Veriut

0
11 të arrestuar për kontrabandë me mallra në Shtërpcë e Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ndal kontrabandën në Mitrovicën e Veriut dhe Shtërpcë.

“Transporti 2” është quajtur operacioni policor që ka rezultuar me 11 të arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprës penale “tregti e ndaluar”. Aksioni është zhvilluar në Shtërpcë dhe Mitrovicë të Veriut të premten, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit nga Policia, hetimet për këtë rast kishin nisur në fund të vitit të shkuar.

Si pjesë të operacionit janë kryer kontrolle në katër lokacione dhe janë kontrolluar katër vetura, me të cilat dyshohej se bëhej kontrabanda. Policia ka thënë se në këto lokacione dhe vetura ka gjetur sasi të konsiderueshme të mallit komercial (gjëra ushqimore, pije alkoolike, duhan etj.), mall i kontrabanduar pa dokumentacion përkatës.

Malli është konfiskuar nga Dogana, ndërkaq janë arrestuar 11 persona, e janë sekuestruar tri vetura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here