Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku foli për historinë e Kosovës, por që nuk e përmendi fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
E për këtë ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ka qenë mjaft e ashpër me Osmanin, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se refuzon të përfaqsohet nga Osmani, pasi që sipas saj apo po shkel qëllimshëm mbi lavdinë më të madhe shqiptare në shekullin XX – UÇK’në.
Haxhiu tutje ka thënë se Osmani po e shfrytëzon maksimalisht një pozicion që ia rezervon Kushtetuta e Kosovës dhe jo vullneti qytetar, për ta shkelur dhe fyer vetëdijen dhe solidaritetin shqiptar.
Ky është postimi i saj i plotë:
Shkrimi i plotë:
“Lobimi “ i Vjosa Osmanit në Parlamentin Shqiptar (spikeres së mirë do të thoshin nga VV) dhe tendeca e saj e ulët për t’iu dhënë “leksione”e “mësime” institucioneve shqiptare për të përkrahur Republikën e Kosovës, shpërfaq paditurinë më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30 vjeçare ndërvllazërore në mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Thjeshtë është një fjalim i ligë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë i cili në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson mendimin e qytetarëve të Kosovë. Përkundrazi ishte fyerja më e rëndë që i vjen Shqipërisë, sidomos në këto dy dekadat e fundit. Sepse në mos asgjë tjetër, Shqipëria e ka hisen e vet në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, deshi apo nuk deshi znj. Osmani e cila sot u zgjua nga gjumi me mendimin se ka zbritur t’a shkruar historinë e shqiptarëve. Dhe kjo është më shumë se naivitet.
Prandaj, ky është një turp i madh që s’e lanë dot as kërkimfalja më e thellë.
Poashtu, injorimi i skjashëm dhe tendencioz i UÇK- së dhe gjakut të dëshmorëve të kombit, gjatë këtij fjalimi të ligë, edhe përkundër faktit që Kryetari i Kuvendit të RSH, zt. Ruçi me shumë krenari e përmendi disa herë gjatë fjalës së tij, është fyerja më e rëndë që i bëhet popullit tonë nga një “përfaqësuese” populli siç pretendon Vjosa Osmani.
Prandaj, unë si qytetare e Republikës së Kosovës në radhë të parë, si nënë dhe mbi të gjitha si bashkëqytetare e bashkëveprimtare e shumë dëshmorëve të rënë për liri nën betimin e ushtarit të UÇK- së, e krejt në fund edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës; REFUZOJ, REFUZOJ, REFUZOJ të përfaqësohem nga një njeri, e për më keq nga një kolege imja, e
cila shkelë qëllimshëm mbi Lavdinë më të Madhe shqiptare në shek. XX – UÇK-në krenarinë që fitoi zemrën dhe admirimin e vendeve demokratike botërore.
Shkelë pa mëshirë në një kohë të ligë, fyen vetëdijen dhe solidaritetin shqiptar duke e shfrytëzuar maksimalisht një pozicion që ia rezervon Kushtetuta e Kosovës e jo besimi qytetetar.