Një zyrtar i lartë i administratës Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar dy vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin.
ShBA-ja beson se shumë nga pasuritë e presidentit rus janë të fshehura te anëtarët e familjes, shkruan Skynews.
Nga sanksionet pritet të “preken” gjithashtu gruaja dhe vajza e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Zyrtari tha se nëse Putin do të ndryshonte kursin në Ukrainë, sanksionet e ShBA-së potencialisht mund të ngadalësohen dhe ndoshta të kthehen.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, që ndalon investimet e reja në Rusi.