Home LAJME Hoti: Kosova është e bekuar me miqësinë e saj që ka me ShBA-në

Hoti: Kosova është e bekuar me miqësinë e saj që ka me ShBA-në

0
Hoti: Kosova është e bekuar me miqësinë e saj që ka me ShBA-në

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.

Hoti tha se me Hovenierin pati një bisedë shumë miqësore.

Ai theksoi se Kosova me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996.

“Takim dhe bisedë shumë miqësore në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me Ambasadorin Hovenier. Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në. Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996. Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”.

Avdullah Hoti, si kryeministër i Kosovës në Washington e kishte nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit me Serbinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here