Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur rezolutën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e cila u bën thirrje shteteve anëtare ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Osmani, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’, ka thënë se presin bashkëpunim me shtetet anëtare të kësaj organizate
“Unë e mirëpres dhe përgëzoj Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Rezoluta që u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës, ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare. Ne mezi presim të punojmë me shtetet anëtare për të nxitur marrëdhënie më të ngushta”, shkroi Osmani.