Të ndarë dhe të pakoordinuar, shqiptarët e Luginës së Preshevës garuan në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.
Sipas të dhënave të deritanishme vetëm Shaip Kamberi mund të jetë deputet shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, derisa në zgjedhjet paraprake shqiptarët u përfaqësuan nga tre deputetë.
Mirëpo, për dallim nga këto zgjedhje, në zgjedhjet e kaluara ministri shqiptar i Jashtëm i asaj kohe, Gent Cakaj kishte punuar shumë duke unifikuar faktorin shqiptarë të cilët kishin garuar në një listë të përbashkët zgjedhore.
Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini analistë e politikanë kanë gjetur fajtorët pse shqiptarët kësaj radhe mund të marrin vetëm një deputetë.
Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Sami Salihu thotë se deri më tani shqiptarët nuk kanë asnjë deputetë në Kuvendin e Serbisë.
“Shaip Kamberi është afër, por sipas të dhënave të orës 20 ai ende nuk e ka marrë mandatin e deputetit…Problemi është se herën e fundit shqiptarët ishin ën një listë, derisa tani u ndamë në dy lista dhe kjo mund të na ketë kushtuar”.
Ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka hedhur akuza ndaj Shaip Kamberit për siç tha ai, “lakminë për pushtet”.