Home LAJME BE-ja e gatshme të dërgojë në Ukrainë hetues të krimeve të luftës

BE-ja e gatshme të dërgojë në Ukrainë hetues të krimeve të luftës

0
BE-ja e gatshme të dërgojë në Ukrainë hetues të krimeve të luftës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të dërgojë një ekip hetues në Ukrainë për të dokumentuar krimet e luftës.

Von der Leyen ka postuar në T]itter pasi ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për vrasjet mizore të civilëve në Bucha dhe nëpër vende tjera në Ukrainë.

“BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe hetuese për të dokumentuar krimet e luftës në koordinim me Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës. Europoli dhe Eurojusti do të përkrahin këtë”, ka shkruar Von der Leyen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here