Aleksandar Vuçiq, arriti që të dalë fitues i zgjedhjeve të djeshme në Serbi.
Vuçiq mori përqindjen më të lartë të votave, duke siguruar edhe një mandate në krye të presidencës serbe.
E pas kësaj, padyshim se nuk ka munguar urimi nga bashkëpunëtori i tij më i afërt, presidenti rus, Vladimir Putin.
“Unë pres që puna juaj në krye të shtetit do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Kjo është padyshim në interesin e popujve vëllazërore të Rusisë dhe Serbisë”, deklaroi Putin në urimin e tij.
Putin uroi Vuçiq-in përmes një telegrami të dërguar sot në Serbi.