- Reklama -

Pas 88 vjetësh, mbrëmë u falën teravitë në xhaminë “Ajasofja” në Stamboll

Në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) në Stamboll, mbrëmë është falur namazi i parë i taravisë pas 88 vjetësh.

Në xhami janë paraparë të mbahen edhe disa aktivitete fetare gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

- Reklama -

Kjo xhami u shndërrua në muze në vitin 1934, ndërsa rifitoi statusin e saj si xhami në vitin 2020, kur u hap për adhurim më 24 korrik të atij viti, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, si pjesë e kufizimeve të vendosura në Turqi shkaku i koronavirusit, xhamia nuk mund të përdorej që nga fillimi i pandemisë për shkak të rrezikut të infeksionit.

Por, me shumicën e popullsisë të vaksinuar dhe numrin e rasteve dhe vdekjeve të reja që bien çdo ditë, autoritetet turke vendosën të rihapin xhaminë për Muajin e Ramazanit.

Ajasofja u ndërtua në vitin 532. Ajo u kthye në xhami në vitin 1453 pas çlirimit të Stambollit.

Ajo shërbeu si kishë për 916 vjet dhe 86 vjet si muze. Nga viti 1453 deri në 1934, ose gati 500 vjet, ajo shërbeu si xhami.

Në vitin 1985, Ajasofja u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ajo është gjithashtu ndër destinacionet kryesore turistike të Turqisë dhe mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort