- Reklama -

Zgjedhjet serbe/ Policia me plan operativ në zbatim të ligjeve të Kosovës

Kosova nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit të këtij viti.

Të gjithë serbët të cilët jetojnë në Kosovë do të duhej të udhëtojnë për në Serbi për t’iu drejtuar kutive të votimit këtë të diele, me 3 prill.

- Reklama -

E, mos lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve ka ngjallur reagime të ashpra nga vendet e Quint-it.

“Përderisa ne e vlerësojmë qasjen e Serbisë për të gjetur zgjidhje, me zhgënjim të madh ne shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të prezantuar nga Quint-i”, thuhet në deklaratën e tyre.

Si shkak i kësaj është thënë se në Kosovë mund edhe të ketë destabilizim të situatës sidomos në pjesën veriore të vendit, shkruan FrontOnline.

Madje, është kërkuar që të ngritën kapacitetet në të gjithë vendin.

FrontOnline, për këtë ka kërkuar përgjigje në Policinë e Kosovës se cili do të jetë plani i tyre më 3 prill.

Ata kanë thënë se janë përgatit masat për të garantuar që në atë ditë do të zbatohen ligjet dhe vendimet e autoriteteve shtetërore të Kosovës.

“Për situatën specifike, janë përgatit masat për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lirinë e lëvizjes si dhe për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të ligjshme të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Policisë për FrontOnline.

Më tutje kanë deklaruar se do t’i përcjellin zhvillimet dhe me këtë edhe planifikojnë masa të nevojshme për t’u përballur me situatat e sigurisë.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjell dhe vlerëson zhvillimet në vend dhe rajon dhe bazuar në vlerësimet profesionale nga sektorët përkatës të policisë, planifikon masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për tu përballur me situatat e sigurisë”, është thënë në përgjigjen e Policisë për FrontOnline.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë është krijuar qysh në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e kanë lejuar këtë gjë.

Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Vendet e Quint-it dhe BE-ja e patën pritur me keqardhje edhe vendimin e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në territorin e saj./FrontOnline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort