Një rrahje e madhe raportohet të ketë ndodhur para disa ditësh në Palestrën e Sportit në Podujevë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të përfshira në këtë rrahje kanë qenë pesë femra të mitura.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit persona janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa më 01.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar një e dyshuar tjetër femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Hakif Zejnullahu, Podujevë, 30.03.2022 – 12:30. Raportohet se ditë më parë në palestrën e sportit ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave femra kosovare të mitura. Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit persona janë liruar në procedurë të rregullt. Shtesë: Ndërsa më 01.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar një e dyshuar tjetër femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.