Home LAJME Moti sot, reshje shiu e shkarkime rrufesh

Moti sot, reshje shiu e shkarkime rrufesh

0
Moti sot, reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtune do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here