Home LAJME Ministrja Haxhiu në Hagë takohet me kryetaren e Dhomave të Specializuara

Ministrja Haxhiu në Hagë takohet me kryetaren e Dhomave të Specializuara

0
Ministrja Haxhiu në Hagë takohet me kryetaren e Dhomave të Specializuara

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, dhe administratoren, Fidelma Donlon.

Në takim u diskutua për punën e Gjykatës, rregullat e aplikueshme, transparencën, ndihmën juridike falas si dhe çështje të tjera me rëndësi që përfshihen në mandatin e DHSK-së.

“Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua lidhur me punën e Gjykatës, rregullat e aplikueshme, transparencën, ndihmën juridike falas si dhe çështje të tjera me rëndësi që përfshihen në mandatin e DHSK”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Kjo është dita e tretë e vizitës zyrtare të ministres Haxhiu në Hagë. Përgjatë dy ditëve, Ministrja Haxhiu ka takuar një pjesë të ish-krerëve të UÇK-së.

Me Haxhiun nuk janë takuar ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here