Nëpër Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, lehtë mund të haset në hapësira të ndryshme publike dhe në vetura, shkronja “Z”, simboli i agresionit rus mbi Ukrainën.
Serbët, si mbështetës të regjimit në Moskë, që më 24 mars ka nisur pushtimin e Ukrainës, kanë shkruar kudo në mure shkronjën, që po identifikohet secili mjet ushtarak i Rusisë në luftë.
Për këtë, ambasada e Ukrainës në Beograd, ka ftuar autoritetet e Serbisë që të shlyejnë këtë shkronjë nëpër hapësira publike.
“Edhe një herë po ua tërheqim vëmendjen përfaqësuesve të Qeverisë serbe për shkronjën ‘Z’, e cila është e shpeshtë në mure, vetura e madje edhe në stadium, e që do të thotë thirrje për të vrarë ukrainasit”, ka thënë ambasada ukrainase në Beograd të mërkurën, përcjell gazeta “Danas”.
Ambasada ukrainase u nxit nga deklarata e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, që i dha mbështetje Rusisë dhe që “e dënoi Ukrainën” për disa thirrje të tifozëve në Kiev kundër Serbisë më 2019.
Në fakt, vetëm në Serbi sa u përket shteteve evropiane, ka pasur marshe pro Rusisë që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Të gjitha vendet tjera kanë dënuar Rusinë dhe agresionin e saj.
Po ashtu, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet shteteve perëndimore për t’i vënë sanksione Rusisë.