Kombëtarja e Kosovës në futboll ka bërë dy ndeshje testuese gjatë javës së fundit, para ndeshjeve zyrtare në qershor.
Dardanët kanë mposhtur 5:0 kombëtaren e Burkina Faso që në janar preki gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës, si dhe dje luajtën baras 1:1 ndaj Zvicrës, kombëtares së 14-të në ranglistën e FIFA.
Por, ndeshjet e ‘vërteta’ për Kosovën vijnë në qershor. Dardanët do të jenë të mbushur emocione mes 2 dhe 12 qershorit. Kosova e Allain Giresse luan katër ndeshje.
Më 2 qershor, Kosova luan në udhëtim kundër skuadrës së Qipros, kurse tri ditë më vonë pret kombëtaren e Greqisë në ‘Fadil Vokrri’.
Dardanët luajnë në shtëpi edhe kundër Irlandës Veriore, më 9 qershor. Kurse më 12 qershor, Dardanët shkojnë në Athinë për ndeshjen ndaj Greqisë.
Kosova garon në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe është në një grup me Greqinë, Qipron dhe Irlandën Veriore.