Home SPORT Zvicër – Kosovë: Të gjitha biletat janë shitur

Zvicër – Kosovë: Të gjitha biletat janë shitur

0
Zvicër – Kosovë: Të gjitha biletat janë shitur

Ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës do të luhet para tribunave të mbushura plot.

Stadiumi ‘Letzigrund’ do të jetë i mbushur, pasi sipas ‘Blick’ të gjitha biletat janë shitur për këtë miqësore.

Gjithsesi, dy rreshtat e parë të tribunave nuk do të mund të mbushen, për shkaqe sigurie, kështu që jo të gjitha ulëset do të jenë të zëna.

Sipas raportimeve nga Zvicra, rreth 20,800 tifozë pritet të jenë të pranishëm.

Gjasat janë të mëdha që shumica e tifozëve të jenë në përkrahje të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here