Kryetari i degës së tretë të LDK-së, Hazir Borovci është një nga dëshmitarët e radhës që është ftuar në kudër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Borovci.
“Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetë, për luftën çlirimtare të UÇK-së, si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare”, tha Borovci.
Ndryshe në kuadër të Gjykatës Speciale është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./