Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot në një tubim parazgjedhor se Serbia nuk duhet të bëhet kurrë anëtare e NATO-s sepse “kjo aleancë na vrau fëmijët”.
Vuçiq, kryetar i Partisë Progresive Serbe, gjithashtu theksoi se “ne duhet të jemi mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur tokën tonë”, raporton Objektiv.
“Disa thonë ‘kurrë mos i thuaj NATO-s’, dhe përgjigja ime është që duhet të kemi marrëdhënie të mira me ta sepse janë shumë të mëdhenj dhe të fortë, por nuk duhet të shkojmë kurrë në NATO sepse nuk duhet të harrojmë të gjithë fëmijët që na i vranë dhe ne duhet të jemi mjaft të fortë për të mbrojtur vendin tonë”, deklaroi ai.
Kujtojmë se, SNS ka mbajtur sot një tubim parazgjedhor në Uzhicë. Një numër i madh njerëzish u mblodhën për të mbështetur Vuçiqin.