Në 24 orët e fundit kanë ndodhur katër raste të falsifikimit të parasë – Dy në Prishtinë e nga një në Fushë Kosovë e Gjakovë.
“Fushë Kosovë, 23.03.2022 – 09:00. Më 25.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një banke, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka deponuar një monedhë prej 100 euro, të falsifikuar. Monedha është konfiskuar. Rasti nën hetime.
Rr. Migjeni, Prishtinë, 25.03.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një banke, ka raportuar se ka hasur në katër monedha të deponuara nga 100 euro, të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar. Rasti nën hetime.
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 25.03.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare, punëtore e një banke, ka raportuar se ka hasur në tre monedha të deponuara, 2×100 euro dhe 1×10 euro, të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar. Rasti nën hetime.
Rr. UÇK-së, Gjakovë, 18.03.2022 – 09:00. Më 25.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, punëtor i një banke, ka raportuar se një kartëmonedhë e deponuar në vlerë prej 100 euro, dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.