Burak Yilmaz shënoi golin e rezultatit momental 2-1 kundër Portugalisë, por pati një mundësi të shkëlqyer për të kompletuar dopietën dhe barazuar shifrat në 2-2.
Nëse do ta kthente në gol penalltinë, ndoshta do ta kishte shmangur humbjen e Turqisë në “Dragão” dhe si pasojë lamtumirën nga Kupa e Botës 2022.
Sulmuesi dhe kapiteni 36-vjeçar goditi keq nga pika e bardhë në minutën e 85-të, gjë që çoi në dëshpërimin e miliona tifozëve turq, si ky që shohim në këtë video.
Përpara se sulmuesi të nisej për te topi dhe ta godiste atë drejt portës nga pika e bardhë, tifozi turk e kishte drejtuar armën drejt televizorit dhe qëlloi pak pasi kuptoi se Yilmaz nuk e gjeti dot portën portugeze.
— unfortunate football moments (@unluckyfootie) March 25, 2022