Home LAJME Paralajmërohet pastrimi i listës së veteranëve të UÇK-së

Paralajmërohet pastrimi i listës së veteranëve të UÇK-së

0
Paralajmërohet pastrimi i listës së veteranëve të UÇK-së

Vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se në Kosovë nuk mund të jenë më shumë se 20 mijë veteranë të luftës dhe jo 60 mijë, është paralajmëruar pastrimi i listave.

Në një takim që Kurti ka pasur të premten me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është arritur dakordimi për bashkëpunim për pastrimin e listës.

“U diskutua edhe çështja e pastrimit të listave, për çfarë përfaqësuesit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shprehën gatishmëri për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me Qeverinë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë lidhur me takimin Kurti – OVL e UÇK-së.

Në takim, përballë Kurtit, ishte i pranishëm Faton Klinaku, u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së.

Kurti të enjten deklaroi se Kosova nuk i ka 60 mijë veteranë të luftës, aq sa janë të regjistruar, por sipas tij, më së shumti janë 20 mijë.

Çështja e numrit të veteranëve ka qenë e diskutueshme qe disa vjet. Veteranët po ashtu marrin pension bazuar në pagën minimale, ndërsa me paralajmërimin për rritjen e pagës minimale është paralajmëruar edhe largimi i kriterit që i lidh pensionet e veteranëve me të. Kurti të enjten po ashtu deklaroi se veteranët nuk duhet të barazohen me pagë minimale, por se meritojnë më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here