Home LAJME Serbët në veri nisen të mblidhen për protestë

Serbët në veri nisen të mblidhen për protestë

0
Serbët në veri nisen të mblidhen për protestë

Serbët në veri të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sheshin “Car Lazar” për të protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë.

Ata po mbajnë pankarta në duar ku ndër të tjera thuhet “Serbeve u rrezikohet mbijetesa në Kosovë e Metohi”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se qytetarët serbë mund të votojnë për këto zgjedhje përmes postës ose zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, mirëpo këto opsione nuk janë pranuar nga Beogradi.

Qeveria e Serbisë kërkon që në komunat me shumicë serbë në Kosovë më 3 prill të hapen vendvotimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here