Home LAJME Shoqërohet në Polici 65-vjeçari që gjuajti mbi 10 herë me armë brenda odës me plot njerëz

Shoqërohet në Polici 65-vjeçari që gjuajti mbi 10 herë me armë brenda odës me plot njerëz

0
Shoqërohet në Polici 65-vjeçari që gjuajti mbi 10 herë me armë brenda odës me plot njerëz

Të martën është publikuar një video e një burri që shihet duke gjuajtur mbi 10 herë me armë.

Në lidhje me këtë Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit është liruar.

“Në lidhje me ketë policia sot rreth orës 11:30 personin e dyshuar me inicialet SH.I ( M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë aheng kishte shkrepur me një armë me gas dhe si provë materiale arma iu është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 15 mars në fshatin Petrovë të Shtimes.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & Përdorimi i armës’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here