Home LAJME Ritakohen Ymeri e Konjufca, dikur bashkëpartiakë (FOTO)

Ritakohen Ymeri e Konjufca, dikur bashkëpartiakë (FOTO)

0
Ritakohen Ymeri e Konjufca, dikur bashkëpartiakë (FOTO)

Sot, Instituti për Politika Sociale ”Musine Kokolari” ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky memorandum përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Memorandumin e kanë firmosur Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Visar Ymeri, drejtor Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari.

Kjo ka shënuar edhe një ritakim mes tyre të paktën publik, meqë dikur ishin dhe bashkëpartiakë në Lëvizjen Vetëvendosje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here