Home LAJME Zyrtarët amerikanë konfirmojnë: Rusia ka përdorur raketa hipersonike kundër Ukrainës

Zyrtarët amerikanë konfirmojnë: Rusia ka përdorur raketa hipersonike kundër Ukrainës

0
Zyrtarët amerikanë konfirmojnë: Rusia ka përdorur raketa hipersonike kundër Ukrainës

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se Rusia ka lansuar raketa hipersonike kundër Ukrainës javën e kaluar, raporton CNN. Është hera e parë që raketa të tilla janë përdorur në një luftë.

SHBA-ja ka qenë në gjendje të monitorojë lansimin e raketave në kohë reale, thonë burimet.

Lansimi me gjasë kishte synim të testonte armët dhe t’i dërgonte mesazh Perëndimit për aftësitë ruse.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar të shtunën se ka lansuar raketa hipersonike Kinzhal kundër një depoje të municionit në perëndim të Ukrainës të premten, duke shkatërruar depon që gjendet në fshatin Delyatin.

Duke fluturuar me shpejtësi Mach 5 apo më shpejt, armët hipersonike janë vështirë të zbulueshme, dhe janë sfidë për sistemet mbrojtëse raketore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here