Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim delegacionin nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar që marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale.
“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar mëtej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit Biden”.
“Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike”, tha Osmani.