Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas deklaratës nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Erdoan dhe Putin diskutuan zhvillimet e fundit në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe situatën humanitare në terren.
Udhëheqësi turk vuri në dukje se Turqia vazhdon qasjen e saj të sinqertë, që ka shfaqur që në fillim, për të siguruar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.
Nëse shpallet një armëpushim i përhershëm [në Ukrainë], palët do të kenë mundësinë për një zgjidhje afatgjatë të mosmarrëveshjeve, u shpreh Erdoan dhe shprehu dëshirën e tij të përzemërt për marrjen e rezultateve nga bisedimet Rusi-Ukrainë.
Rënia dakord në disa çështje mund të kërkojë mbajtjen e një takimi në nivelin e liderëve, vuri në dukje Erdoan dhe përsëriti propozimin e tij për të mirëpritur në Stamboll ose në Ankara Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Lufta nuk do t’i sjellë dobi asnjë pale dhe i duhet dhënë shans diplomacisë, theksoi Erdoan dhe vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e përdorimit efektiv të korridoreve humanitare [në Ukrainë] në të dy drejtimet dhe monitorimin e situatës humanitare në terren.