Komuna e Prizreni përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka njoftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit të sëmurë me CA, tumore si dhe fëmijët deri në 18 vjeç të sëmurë me sëmundje neuromuskulare-distrofi muskulare, paraliza cerebrale, sëmundjet metabolike dhe diabet insulin vartës, se ka filluar aplikimi për mbështetje financiare për këto kategori nga Drejtoria Komunale e Shëndetësisë, raporton TV Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit të sëmurë me CA, tumore si dhe fëmijët deri në 18 vjeç të sëmurë me sëmundje neuromuskulare-distrofi muskulare, paraliza cerebrale, sëmundjet metabolike dhe diabet insulin vartës, se ka filluar aplikimi për mbështetje financiare për këto kategori nga Drejtoria Komunale e Shëndetësisë.
Dokumentacioni i nevojshmëm për aplikim përfshin:
– Dokumentacionin mjekësor
– Kopjen e letërnjoftimit
– Ekstraktin e lindjes
– Konfirmimin e xhirollogarisë aktive-rrjedhëse
Afati i aplikimit do të jetë deri më 15.11.2022 dhe mbështetja financiare për këto kategori jepet vetëm një herë brenda një viti.
Të gjithë personat që janë të prekur nga këto sëmundje si më lartë, së pari duhet të lajmërohen tek Drejtoria e Shëndetësisë përkatësisht tek zyrtari përgjegjës, në katin e tretë të QKMF-së për kompletimin e dokumentacionit adekuat, e më pas të parashtrojnë kërkesën tek sportelet e administratës komunale.
Puna me palë është çdo të martë dhe të enjte, nga ora 10:00-12:00.