Home RAJONI DHE BOTA GJND-ja urdhëron Rusinë ta ndalë pushtimin e Ukrainës

GJND-ja urdhëron Rusinë ta ndalë pushtimin e Ukrainës

0
GJND-ja urdhëron Rusinë ta ndalë pushtimin e Ukrainës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila është pjesë e OKB-së ka lëshuar të mërkurën një urdhër që Rusia ta ndalë menjëherë luftën në Ukrainë.

Në urdhrin e saj, i cili ka efekt detyrues, Gjykata tregon masat e përkohshme të mëposhtme, ku ndër të tjera thuhet: Federata Ruse do të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake që ajo filloi më 24 shkurt 2022 në territorin e Ukrainës. Po ashtu, Federata Ruse do të sigurojë që çdo njësi e armatosur ushtarake ose e parregullt që mund të jenë të drejtuara ose të mbështetura prej saj, si dhe çdo organizatë dhe person që mund t’i nënshtrohet kontrollin të mos ndërmarrë hapa për të çuar përpara operacionet ushtarake të përmendura në pikën 1.

Urdhrin e ka mirëpritur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili ka thënë që me këtë vendi

“Gjykata urdhëroi Rusinë që të ndalojë menjëherë pushtimin e Ukrainës. Urdhri është i detyrueshëm për Rusinë sipas ligjit ndërkombëtar”, shkroi Zelenskyy në Twitter.

Presidenti i Ukrainës shtoi se injorimi i këtij vendimi do ta “shtynte Rusinë në izolim edhe më të madh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here