Home LAJME Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, disa fshatra dhe zona të Prizrenit do kenë ndërprerje të ujit

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, disa fshatra dhe zona të Prizrenit do kenë ndërprerje të ujit

0
Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, disa fshatra dhe zona të Prizrenit do kenë ndërprerje të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar konsumatorët se përshkak të punimevenga ana e KEDS-it në tensionin e lartë, me datë 16.03.2022 prej ores 10:00 – 16:00 do të ndërpritet furnizimi me rrymë tek stacioni i pompave në “40 Burimet”, si rrjedhojë pa ujë do të mbesin:

· Lagjja “Dardania 1”,
· Komplet Lagjja “Ralin”
· Të gjitha rrugët në Lagjen “Lakuriq”
· Të gjitha rrugët përreth “Shtëpisë së Bardhë”
· Fshati Petrovë,
· Lagjja “Jeni Mahalla”
· Kazerma FSK dhe
· Lagjja Arbana

Me rastin e funksionalizimit të rrymës, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto lagje dhe fshatra, thuhet në njoftim /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here