Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka përsëritur qëndrimin e institucioneve të shtetit të tij se në asnjë mënyrë nuk bën që Rusisë t’i vihen sanksione. Ndryshe, Daçiqi ka thënë se Serbia do të humbiste mbështetësin më të madh politik, shkruan portali “N1”.
“Rusia është e vetmja që e mbron Serbinë, nuk e kemi askënd tjetër”, tha Daçiqi.
Serbia është ndër shtetet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për shkak të agresionit mbi Ukrainën.
Serbia ka vite që ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por kur bëhet fjalë për Rusinë, refuzon BE-në.
Daçiqi teksa foli për politikën e jashtme të BE-së, tha se Serbia gradualisht do të respektojë atë, deri në pranim të plotë në këtë bllok.