LAJME VENDI 18 raste të reja me koronavirus në Kosovë TV Prizreni - March 14, 2022 0 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës. Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 812 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096. Në total numri i rasteve aktive është 637. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat!