Nisma e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu që qytetarëve të Kosovës t`iu lejohet tërheqja në shumën prej 30 për qind nga kursimet në Trust, sipas të gjitha gjasave nuk do të mbetet vetëm ide (propozim), raporton Gazeta Blic.
Partia që drejtohet nga ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në parim është “PËR”, ani pse thonë se kjo ide e deputetit të PDK-së ishte e AAK-së.
Besnik Tahiri shef i Grupit Parlamentar të AAK ka thënë për Gazeta Blic se ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj që me 21 shkurt kishte kërkuar që qytetarëve të Kosovës t`u lejohet tërheqja e një shumë të caktuar nga Trustri.