Home LAJME Ehat Miftaraj: Si ka mundësi të kontrabandohen mbi 300 mijë litra vaj pa dokumentacion duke pas Doganën, ATK dhe Policinë e Kosovës?

Ehat Miftaraj: Si ka mundësi të kontrabandohen mbi 300 mijë litra vaj pa dokumentacion duke pas Doganën, ATK dhe Policinë e Kosovës?

0
Ehat Miftaraj: Si ka mundësi të kontrabandohen mbi 300 mijë litra vaj pa dokumentacion duke pas Doganën, ATK dhe Policinë e Kosovës?

Njohësi i Çështjeve ligjore në vend, Ehat Miftaraj ka deklaruar se është kurioz të dijë se si ka mundësi që një shtet me institucione efikase si Dogana, ATK dhe Policia e Kosovës, të kontrabandohen mbi 300 mijë litra vaj pa dokumentacion.

Ai madje pyeti ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se si mund të shpjegohet kjo?

Madje ai pyeti se a do të informohet publiku se si ka ndodhur kjo?

Ndryshe gjatë javëve të fundit në Kosovë pati një mashtrim të madh të qytetarëve sa i përket sasisë së vajit si dhe çmimeve me të cilat shitej.

Postimi i plotë:

Kurioz me ditë se si ka mundësi që një shtet me institucione efikase, profesionale dhe me Integritet si Doganat, ATK dhe Policia e Kosovës, të kontrabandohen mbi 300 mijë letra vaj pa dokumentacion në Republikën e Kosovës.

Ministrat Hekuran Murati dhe Xhelal Sveqla, si shpjegohet kjo?

A do kemi ndonjë konference per media për këtë skandal?

A do e informoni publikun se si ka mundur të ndodh kjo?

Apo konferencat për media i keni vetem kur te keni suksese të ketyre institucioneve?./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here