Home LAJME Shoqata e Transportit Rrugor thërrasin mbledhje urgjente për nesër

Shoqata e Transportit Rrugor thërrasin mbledhje urgjente për nesër

0
Shoqata e Transportit Rrugor thërrasin mbledhje urgjente për nesër

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë dje se është marrë vendim për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë për disa kategori.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar Shoqata e Transportit Rrugor.

Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se ka thirrur një mbledhje urgjente për nesër me këshillin drejtues dhe të gjithë operatorët të transportit rrugor.

Kurtishaj ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet nesër në ora 11:00 në Oden Ekonomike të Kosovës.

“Të nderuar anëtarë të Shoqatës së transportit rrugorë të udhëtareve, me kërkesë të Operatorëve Ekonomik të Transportit Rrugor të Udhëtareve thirret mbledhja URGJENTE e këshillit drejtues dhe të gjithë Operatorët e transportit rrugor, nesër me datë 13 mars në ora 11:00 në Oda Ekonomike e Kosovës. Rendi i ditës: Diskutim rreth vendimit me nr. 2016 të datës 11 .03.2022 të nxjerrë nga MPHI”, ka shkruar Kurtishaj.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar anëtarë të Shoqatës së transportit rrugorë të udhëtareve,
me kërkesë të Operatorëve Ekonomik të Transportit Rrugor të Udhëtareve thirret mbledhja URGJENTE e këshillit drejtues dhe të gjithë Operatorët e transportit rrugor, nesër me datë 13 mars në ora 11:00 në Oda Ekonomike e Kosovës.
Rendi i ditës: Diskutim rreth vendimit me nr. 2016 të datës 11 .03.2022 të nxjerrë nga MPHI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here