Home PRIZRENI ME RAJON Dy biçiklistë nga Dragashi u nisen për në Çanakkale të Turqisë

Dy biçiklistë nga Dragashi u nisen për në Çanakkale të Turqisë

0
Dy biçiklistë nga Dragashi u nisen për në Çanakkale të Turqisë

Dy biçiklistë nga komuna e Dragashit, Ensar Velijeviç nga fshati Glloboçicë dhe Llokman Ramadani nga fshati Vraniq, janë nisur ditën e premte nga Dragashi për në Çanakkale të Turqisë.

Ata janë nisur para objektit të Kuvendit Komunal, ndërsa rrugë të mbarë iu ka uruar i pari i komunës, Bexhet Xheladini.

“Ju do të bëni një rrugë të gjatë dhe të mundimshme, por njeriu kur guxon edhe ja del. Me ndihmën e Zotit ju do të arrini në vendin ku dhanë jetën edhe shumë qytetarë nga komuna jonë.

Ne do të lutemi për ju dhe për ata”. KryetariXheladini, duke ju uruar rrugë të mbarë biçiklistëve, ai atyre iu ka dhuruar edhe një flamur të shtetit të Kosovës të cilin do ta vendosin posa të arrinë atje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here